“Më kanë bullizuar, thoshin se jam femër”, kosovari që merret me rregullimin e thonjve rrëfen paragjykimet

Diell Kongjeli nuk e ka aspak problem që të punojë si një estetist thonjsh ndonëse është parë gjithmonë si një profesion vajzash. 20 vjeçari nga Kosova ka nisur që të merret me thonjtë që kur ishte 13 vjeç edhe pse është përballur me shumë paragjykime gjatë gjithë kohës.

I ftuar këtë të premte në emisionin “Abc e mëngjesit”, ai tha se pasioni për këtë punë ka nisur që kur ishte shtatë vjeç. Duke folur me moderatorin Alban Musa, 20 vjeçari theksoi se dëshiron ta zgjerojë punën dhe jashtë vendit, me synim Londrën ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam nisur ta mësoj këtë punë kur isha 13 vjeç. Kur isha 8 vjeç nisa ta dua këtë profesion. Në Kosovë ka shumë meshkuj që janë parukierë por për thonj nuk ka pasur. Ky profesion është dominuar nga femrat. Unë jam detajist dhe stresin që kam gjatë ditës, e çliroj duke punuar me thonj.“, tha ai.

LEXO EDHE KETE

Mrekullitë ndodhin, 52-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë- VIDEO

Më tej, ai foli dhe për paragjykimet që ka marrë. Sipas tij, njerëzit kanë arritur deri në atë sa e kanë bullizuar. Por siç thotë ai, kjo tashmë i përket të kaluarës pasi nuk preket më nga fjalët që thonë. “Kam qenë shumë i paragjykuar por dhe krejt klientët dhe personat e tjerë janë paragjykuar.

Më kanë bullizuar, lëshuar fjalë që kanë arritur deri në atë pikë duke më thënë se jam femër. Thoshin se pse po merresh me këtë punë por tani e kam kaluar. Asnjë punë nuk është për femra apo për meshkuj.”, tha ai përcjellë dhe një mesazh se çdo kush duhet të bëjë atë që dëshiron./Botapress.info/

ngjashme