Muajin e kaluar, biznesmeni kosovar në Gjermani, Ndue Gjinaj, ka akuzuar Ridvan Muharremin, pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, i cili është mik i ngushtë i kryeministrit Kurti, se i kishte kërkuar të ia gjej disa shqiptarë të besimit katolik si dëshmitarë kundër Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale.
Në një intervistë me gazetarin Berat Buzhala, Gjinaj kishte treguar se Muharremi i kishte thënë se katolikët janë më të besueshëm për Gjykatën Speciale.
Gjinaj ka treguar se e ka refuzuar një kërkesë të tillë.
Raportet e mira në mes të Ndue Gjinaj dhe Ridvan Muharremit dëshmohet edhe përmes fotove të ndryshme.
Në një foto të siguruar nga gazeta Nacionale, Gjinaj dhe Muharremi shihen të buzëqeshur.
Ridvan Muharremi, pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, dje është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorime gjatë blerjeve të rezervave shtetëror./Botapress.info/