Me defekte të mëdha gjuhësore lajmërohet Dejona Mihali, godet opozitën

U përfol si mbarëkontrolluesja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila madje ua shkruan dhe redakton tekstet dhe fjalimet deputetëve të LVV-së, mirëpo Dejona Mihali – me mangësi të theksueshme drejtshkrimi – goditi opozitën pasi këta të fundit dërguan për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Gjykata Kushtetuese mundet vetëm ta vonoj[ë] pak atë që tashmë e kanë vendosur me votë qytetarët. Por gjykata kushtetuese as nuk mund t’ua shëroj[ë] frikën as t’ja kthej ndershmërinë tre subjekteve opozitare”, shkroi Mihali.

Byroja do të bëhet, u shpreh e bindur ajo, si dhe të gjitha nismat që ka nisur pushteti.

Dërgimin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, Dehali e merr për “pengesë”, dhe se, siç vazhdon të supozojë ajo me një gjuhë morbide, “vetëm sa vërtetojnë haptazi se çfarë përbërje të kalbur kanë së brendshmi opozita”.

“Të parikuperueshëm”, ishte cilësimi me të cilën ajo e përfundoi reagimin ndaj opozitës.

Kujtojmë se kohëve të fundit ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili Mihalin e identifikoi si figurën më të fuqishme në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila, sipas tij, ushtron kontroll totalitar mbi deputetët.

As nuk guxojnë të shkruajnë e të mbajnë fjalime, pa e marrë dritën e gjelbërt nga Mihali, u shpreh Abazi, teksa thoshte se ajo edhe ua redakton tekstet dhe fjalimet/Botapress.info/

ngjashme