Gazetarja shqiptare, Dijana Toska e ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ndër disa tema të trajtuara, ka folur edhe për “kryeveprën” siç e quan ajo, të karrierës së saj, e që e konsideron himnin për Nënë Terezën.
Siç shpreh ajo, rruga e Nënë Terezës e kishte fasionuar qysh nga vegjëlia. Ndërsa, si qëllim në vitin 2014 vendosi ta kishte himin për të , e t’ia dhuronte institucioneve të Kosovës.
“Në vitin 2014 filloi të flitet që Vatikani po përgatitet për ta shenjëtruar Nënën Terezë. Në një tubim që u mbajtë në 2014, unë propozova që ta bëjmë himnin për të. U pajtuam. Don Lushi e përkrahu dhe e fillova si ide. Edhe Institucionet shtetërore e përkrahën dhe e financuan si ide”
Ajo tregoi se himni u incizua në Tiranë, ku morën pjesë filarmonia e Kosovës dhe orkestrat nga të gjitha trojet shqiptare, ku u përurua më 5 shtator 2015, në Ditën e Bamirësisë, të shpallur nga OKB-ja për ndër të Nënës Terezë.
Sfida tjetër ishte padyshim arritje e këtij himni në Vatikan. Toska thotë se pas shumë mundimeve e kyçjes së shumë personave, e ndihmës së Ipeshkëvisë së Kosovës, arritën që më 3 shtator të 2016-tës, në vigjile të shenjtërimit të Nënës Terezë ta këndonin himnin e saj në Vatikan, ku u zhvillua një diplomaci kulturore.
“Vatikani nuk e ka njohur ende Kosovën. Ne e futëm flamurin e Kosovës në Vatikan, flamurin kombëtar, lahutën, kënduam shqip. Të gjitha elitat ishin aty. Ajo që është më e rëndësishmja, 140 milion shikues e shikuan drejtpërdrejt këtë koncert”, u shpreh gazetarja Toska.
A u kushëzua nga Qeveria e asaj kohe për përkrahje të këtij projektit, ndiqeni rrëfimin në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=i9s9nomAzH4&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=W_iLrUqkRA0&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI