Reperi i njohur nga Mitrovica, Mc Kresha, është ndër artistët më të dashur për publikun.
Së fundmi ai në bashkëpunim me reperin e njohur Lyrical Son, kanë publikuar albumin e tyre të parë për këtë vit, “Muzikë e Alltisë”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.
Mc Kresha në një intervistë kishte bërë të ditur lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së dytë ku zbuloi gjinin dhe tha se është djalë, ai përndryshe është baba i një vajze.
Ai momentalisht është në Kanada.
“Me bashkëshorten dhe gocën jam tek miqtë. Jemi në pritje të një djali tani së shpejti”, u shpreh reperi.