Mbyllen zyrat paralele të Serbisë në Leposaviq, ndërhyrje me kërkesë të komunës

Në Leposaviq sot është ndërmarrë një veprim konkret institucional: Policia e Kosovës, me kërkesë të kryetarit të Komunës, ka asistuar në lirimin e disa hapësirave komunale që deri më tani ishin të uzurpuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit zyrtar, këto hapësira ishin në pronësi të Komunës së Leposaviqit dhe për një kohë të gjatë ishin shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme nga struktura paralele të Serbisë  institucione që nuk njihen nga autoritetet e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij operacioni, janë mbyllur disa prej këtyre strukturave ilegale, përfshirë të ashtuquajturat “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” si dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”. Brenda këtyre emërtimeve funksiononin disa zyra të tjera që vepronin pa bazë ligjore në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet përgjegjëse dhe se çdo hap i mëtejshëm do të vazhdojë sipas legjislacionit në fuqi.

Postimi i plotë:

Lirohen hapësirat e uzurpuara të Komunës së Leposaviqit

Prishtinë, 23 prill 2025

Pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Policia e Kosovës sot ka asistuar në lirimin e hapësirave të uzurpuara të kësaj komune.

Këto hapësira në pronësi të Komunës së Leposaviqit ishin të uzurpuara nga institucione paralele të Serbisë, që funksiononin jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, në kuadër të këtij operacioni policor, janë mbyllur institucionet paralele të Serbisë të ashtuquajtura “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”, në kuadër të të cilave kanë funksionuar disa zyra.

Të tjera