Besnik Osmani është zgjedhur kryetari i ri i degës së LDK-së në Fushë Kosovë në procesin e brendshëm zgjedhor që kjo parti ka nisur në të gjitha degët në Kosoë.
Këtë post deri më tani e ka mbajtur Burim Berisha, i cili është kryetar aktual i Fushë Kosovës.
“Mbi 800 qytetarë dhe veprimtarë të përfshirë në këtë proces, mbyllën Kuvendin X Zgjedhor në Fushë Kosovë me zgjedhjen e kryetarit të ri Besnik Osmani. Përzgjedhja e kryetarit Besnik Osmani ishte rezultat i angazhimit të palodhur dhe besimit që mori nga votuesit e delegatët tanë në këtë degë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.