• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mbrojtja e lëkurës së fëmijëve nga dielli gjatë stinës së verës, ja çfarë duhet të dimë

nga Bota Press
14 Qershor, 2021
në Shëndeti
ShareShareShare

Lëkura është organi që preket dhe ndikohet më shumë nga rrezet e diellit dhe lëkura e fëmijëve është shumë më e ndjeshme se e të rriturve. Çdo djegie nga dielli që mund të pësojmë në moshën e fëmijërisë do të lërë gjurmë duke na predispozuar në të ardhmen për kancer të lëkurës.

Hapi më i rëndësishëm në parandalimin e një situate të tillë mbetet padyshim mbrojtja nga dielli. Kjo fillon që me mosekspozimin në diell orët e rrezatimit më të fortë (10:00–16:00) për stinën e verës, te përdorimi i kapeleve me strehë të gjerë, syzeve të diellit dhe i domosdoshëm është përdorimi i kremrave mbrojtës nga dielli.

Duhet të bëhet zgjedhja e duhur në kremin që do përdoret, jo vetëm në drejtim të faktorit mbrojtës por dhe nëdrejtim të disa karakteristikave që duhet të ketë kremi mbrojtës te fëmijët. Më të përshtatshëm janë locionet sesa kremrat që paraqiten në formë spray, për arsye se ata krijojnë një barrierë fizike ndaj diellit, ndërsa spray-it krijojnë një barrierë kimike. Gjithashtu aplikimi i locioneve bën që të mos mbetet pjesë e lëkurës pa mbulimin e duhur me krem në raport me spray-in.

Gjithmonë duhet të kemi parasysh që kremrat të jenë rezistentë ndaj ujit (water resistant), kjo për arsye se fëmijët djersiten shumë më tepër gjatë kohës së lojërave dhe kalojnë shumë më tepër kohë në ujë.

Përdorni kremra mbrojtës nga dielli me bazë minerale të cilët janë të sigurt dhe të efektshëm dhe gjithashtu shumë të përshtatshëm për fëmijë me lëkurë të ndjeshme. Shikoni që në përbërjen e tyre të kenë oksid zinku ose dioksid titani si përbërësit veprues. Gjithashtu duhet të ketë një faktor mbrojtës nga dielli me spf 40 ose më të lartë.

Përdorimi i kremit mbrojtës duhet të bëhet zakon për prindërit dhe për fëmijët, duhet të jetë një pjesë e rutinës së përditshme dhe duhet aplikuar në të gjitha zonat e ekspozuara të trupit.

Të kihet në vëmendje që përdorimi i kremit të bëhet para ekspozimit në diell, për t`i dhënë kohë të thahet dhe të krijojë mbrojtjen e nevojshme, sepse nëse vonojmë dhe e aplikojmë në kohën që jemi në diell ai mund të mos jetë i efektshëm për arsye se fëmijët kanë filluar të djersiten ose të lahen në ujë pa i dhënë kohë kremit të thahet dhe të krijojë barrierën e nevojshme.

Tags: diegiafemijet

Të ngjashme

Lajme

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini më pak se gjashtë orë

nga Bota Press
17 Mars, 2023
Lajme

Shenjat që ju paralajmërojnë se keni gurë në veshka

nga Bota Press
12 Mars, 2023
Lajme

Pesë mënyra për të kuruar dhimbjen e kokës pa përdorur qetësues

nga Bota Press
12 Mars, 2023
Lajme

Çfarë ndodh në trupin tonë kur agjërojmë?

nga Bota Press
7 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Dita botërore e Sindromës Down
  • Ambasadori francez paralajmëron pasoja për palët që nuk i respektojnë marrëveshjet
  • Departamenti amerikan e përmend rastin Dehari: Hetimet po vazhdojnë, mostrat e tij u zhdukën
  • Moti sot: Vranësira dhe shi
  • Nesër hyjmë në pranverë, ky është parashikimi i motit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.