Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione të reja që prekin aeroplanët rusë dhe eksportet e teknologjisë hapësinore dhe ato të aviacionit.
Këto masa, të cilat janë bërë të ditura nga Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, do t’i japin autoritet Qeverisë që të ndalojë aeroplanët rusë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ta bëjnë shkelje penale aktivitetin e tyre në hapësirën ajrore të këtij shteti.
Dita e 14-të e luftës në Ukrainë, çka ka ndodhur që nga mëngjesi?
Truss ka thënë se ndryshimet do të rrisin “dhimbjen ekonomike ndaj Rusisë dhe ndaj atyre që janë të afërt me Kremlinin”.
Zgjerimi i sanksioneve nuk shënjestron aeroplanët që janë në pronësi të Rusisë, pasi atyre veçse u është ndaluar fluturimi mbi Mbretërinë e Bashkuar.
Sanksionet e reja do të adresojnë “zonën gri” të aeroplanëve privatë, të cilët janë të regjistruar në shtete të treta, mirëpo janë në pronësi të rusëve të pasur./rel