![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/06/12950029960c3daa4f0c81477554214_v4_big-780x439-1-600x360.jpg)
Mbretëresha Britanike Elizabeth II-të i bëri të ftuarit e saj të qeshnin kur me shaka i pyeti kur pozonin për një foto nëse duhej të dukeshin sikur po kënaqeshin.
Britania po pret samitin e liderëve të Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara, i cili, sipas bbc, po përpiqet të magjepsë me ofensivën mbretërore të sharmit në pritjen në Cornwell.
Dhe, shton ajo, zgjuarsia natyrore e mbretëreshës 95-vjeçare duket se tashmë ka fituar simpatinë e udhëheqësve kur i pyeti gjatë pozës, “A duhet të dukeshit sikur po kënaqeshit?”
Kur udhëheqësit qeshën, kryeministri britanik, Boris Johnson me shaka u përgjigj “Ne jemi duke shijuar veten, pavarësisht nga pamja e jashtme”.
Pritja për udhëheqësit botërorë është ngjarja e parë e madhe publike që Mbretëresha ka marrë pjesë që nga vdekja e burrit, Princit Philip.
Në pritje, Mbretëresha u takua për herë të parë me Joseph Biden si president i Shteteve të Bashkuara.
Biden është kreu i 13-të i Shtëpisë së Bardhë, të cilin ajo e takoi gjatë sundimit të saj gati shtatë dekadash në fronin britanik. /Botapress/