Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohen mbi 20 pika të rendit të ditës.
Ndër pikat e rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë që ka të bëjë me ekstradimin e personave që kryejnë vepra penale dhe të tjera.
Gjithashtu, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi.Përtej kësaj, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për të zbutur efektin socio-ekonomik nga kriza energjetike dhe të tjera.
Më poshtë e gjeni të bashkëngjitur rendin e ditës për mbledhjen e sotme të qeverisë. /Botapress.info/