Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në vend janë vaksinuar 77 mijë e 437 persona me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-COVID.
Nga kjo ministri kanë treguar se në 24 orët e fundit në vend janë administruar 2 mijë e 556 vaksina Anti-COVID.
Numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 776 mijë e 133.