Numri i familjeve që përfitojnë asistencë sociale në Kosovë ka shënuar rënie gjatë muajve të parë të vitit 2026, sipas statistikave të dërguara për IndeksOnline nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas të dhënave, në muajin prill të këtij viti nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar gjithsej 15 mijë e 414 familje, krahasuar me 16 mijë e 110 familje sa ishin në muajin janar. Kjo paraqet një rënie prej rreth 700 familjesh brenda katër muajve, shkruan IndeksOnline.
Edhe numri i anëtarëve të familjeve përfituese ka pësuar ulje. Në janar, numri i përgjithshëm i anëtarëve që përfitonin nga asistenca sociale ishte 62 mijë e 13, ndërsa në prill ka rënë në 59 mijë e 289 persona.
- Komuna me numrin më të madh të familjeve përfituese vazhdon të jetë Mitrovica, me 1 mijë e 457 familje përfituese në muajin prill. Pas saj renditen Vushtrria me 907 familje, Gjakova me 887 dhe Peja me 867 familje që marrin ndihmë sociale.
Ndërkaq, sa i përket numrit të anëtarëve përfitues, Mitrovica prin gjithashtu me 5 mijë e 491 anëtarë të familjeve që përfitojnë nga kjo skemë sociale. Pas saj vijnë Vushtrria me 3 mijë e 742 anëtarë dhe Gjakova me 3 mijë e 551.
Në anën tjetër, komunat me numrin më të vogël të familjeve përfituese janë Mamusha me vetëm 14 familje, Parteshi me 9 dhe Juniku me 37 familje përfituese.
Rënia e numrit të përfituesve është vërejtur pothuajse në shumicën e komunave të Kosovës gjatë periudhës janar-prill 2026



Të tjera
Aktuale
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
Linku i platformës elektronike për publikimin
Aktuale
Projeksioni i Bleron Baraliut: LVV 48.7%, PDK 20%, LDK 17.4%, AAK 6.2%
Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 48.7%
Aktuale
Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet