• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mbi 100 kërcënimet për Vehbi Kajtazin, vihet në lëvizje Prokuroria e Prishtinës

nga Bota Press
17 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin e kërcënimit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazit, pas deklaratave të tij për grupin e Kumanovës, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se me me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje”, thuhet në njoftim. Kajtazi ka thënë se mbi 100 persona e kanë kërcënuar dhe se tashmë rastin e ka hapur edhe në Policinë e Kosovës.

“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.

Asociacion i Gazetarëve të Kosovës i ka dënuar fuqishëm këto kërcënime dhe e ka ftuar Policinë që të ofrojë siguri për gazetarin Kajtazi dhe për të afërmit e gazetarit.

“AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai”, thuhet në njoftimin e AGK’së.

Ndryshe, Kajtazi kishte deklaruar se Grupi i Kumanovës është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë ka shkuar në Maqedoni dhe ka luftuar me forcat policore të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë edhe shumë shqiptarë.

Sipas Kajtazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka pasur hetim se si ky grup kishte planifkuar të sulmonte Burgun e Sigurisë së Lartë, për ta nxjerr nga burgu Bedri Krasniqin.

Kajtazi tutje ka zbuluar edhe udhëtimin e Ali Ahmetit drejt Prishtinës dhe takimet që ky i fundit kishte zhvilluar me Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Isa Mustafën, e nga të cilët kishte kërkuar ndihmë, meqë vetë Ahmeti ishte vënë në dijeni se një grup i armatosur nga Kosova po sillej nëpër Maqedoni.

“Ajo është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë, në një zonë…cilat drejta të shqiptarëve? Një bandë kriminale prej ktuhit po shkon për të drejta të shqiptarëve atje. A e din që ka pas hetim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që kjo bandë ka planifiku me sulmu Burgun e Sigurisë së Lartë me e nxjerr një kriminel tjetër, si Bedri Krasniqi, dmth ne po i harrojmë këto sende e këto fakte. Maqedonia, qaj Gruevski i keq, edhe nëse po na dëgjojnë le të flet dikush ndryshe, përfaqësues i Gruevskit në Prishtinë, ka ardh Ali Ahmeti, i cili e ka taku Ramush Haradinajn dhe ja ka tërhjek vërejtjen për një grup që po sillen anej të armatosun, por s’ka marr përgjigje. Ramushi po na dëgjon, le të thotë ndryshe. E ka taku Hashim Thaçin, i cili s’është këtu, e ka taku Kadri Veselin, e ka taku kryeministrin Isa Mustafa. Të gjithë këta tu kërku zgjidhje sepse një grup prej Kosove i armatosun ka shku atje edhe po shkakton trazira. Paraprakisht ka qenë ai incidenti në stacionin policor në kufi, dmth ku kanë hy i kanë ç’armatos policët. Mos t’bahemi opurtunista na tash me thane këtu a a janë terroristë a jo. Ata kanë shku në një shtet tjetër të armatosur prej Kosove, dhe ata udhëheqësit e tyre i kanë marr do pare sepse kanë dal dëshmitë nja 3 milionë euro që ka pagu shërbimi maqedonas, ata udhëheqësit kanë dasht do pare, e një pjesë e tyre përnime se kanë ditë as ka po shkojnë”, ka deklaruar Kajtazi./Gazeta Botapress/

Tags: Prokuroria Themelore e Prishtinës

Të ngjashme

Aktuale

The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.