Fushata zgjedhore fushata e LDK-së me bartësen e listes dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani dhe me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku, kanë vijuar sot me një dinamikë të jashtëzakonshme dhe pjesëmarrje masive të qytetarëve në disa komuna të Kosovës, duke dëshmuar mbështetje të fuqishme për vizionin e saj politik.
Rrugëtimi i fushatës, sot, vazhdoi drejt Klinës, ku Presidentja Osmani u prit mes një atmosfere të ngrohtë dhe plot entuziazëm nga qytetarët e shumtë. Më pas, fushata u zhvendos në Deçan, ku u ritheksua rëndësia e ruajtjes së historisë, traditës dhe mikpritjes së jashtëzakonshme të kësaj treve.
E poashtu në Junik, fushata mblodhi qindra përkrahës në një atmosferë jashtëzakonisht entuziaste, ndërsa përmbyllja e ditës u bë në Pejë. Sheshi i qytetit në Pejë u vërshua nga një numër rekord qytetarësh, të cilët me një energji të shumë të madhe e pozitive konfirmuan vullnetin e tyre dhe i dhanë vulën e mbështetjes këtij vizioni të përbashkët.
Fushata e Presidentes Osmani do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në qytete të tjera të Kosovës, me ftesën e hapur për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij rrugëtimi.








Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një