Në platformën e shërbimeve e-Kosova janë hapur aplikimet për paraqitjen e provimit të maturës, në afatin e dytë.
“Të gjithë maturantët e shkollave të mesme të larta që janë të interesuar të marrin pjesë në afatin e dytë të provimit të maturës shtetërore kanë mundësinë të aplikojnë përmes platformës e-Kosova nga data 13 – 22 gusht 2025”, thuhet në njoftim.
Për të aplikuar, maturantët duhet të identifikohen në platformën e-Kosova, të klikojnë mbi opsionin “Shërbime”, më pas te “Arsimi”, dhe të klikohet mbi opsionin “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – afati i dytë”.
“Ky shërbim është krijuar për të lehtësuar procesin e aplikimit, duke ju mundësuar të kryeni të gjitha procedurat online, pa pasur nevojë të paraqiteni fizikisht në shkollë apo institucione tjera”, thuhet në njoftim



Të tjera
Aktuale
Kurti takon kongresistët amerikanë
Kryeministri në detyrë i Republikës së
Aktuale
Vdes në xhami i moshuari nga Gjilani teksa priste faljen e Bajramit
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz