Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, një vit më parë, kishte akuzuar qeverinë Hoti, për shkak të 122 rasteve me virus, ku kishte kërkuar shkarkim. Por ky deputet ka zgjedhur të heshtë për rastet dhe vdekjet e shumta, shkruan Gazeta Botapress.
Madje Rrahmani kishte pyetur se cila valë është kjo, “Qeveria Koti, ilegale”. Publicisti Halil Matoshi përmes një statusi thotë se po ky i njëjti tash i veshur më pushtet heshtë si peshku.
Pyetja e Matoshit për popullin është: A keni me votu prap o popull?
Postimi:
Këtë njeri e ka votu populli.
Qe çka thojke para nji viti tue u tallë me Qeverinë Hoti, kur ishin vetëm 122 raste infektimi!?
Sot kanë dekë 28 kosovarë dhe nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
P.S.
A keni me e votu prap o popull???./gazetametro.net