• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mashtronin qytetarët me viza pune për në Kroaci e Gjermani dhe u merrnin qindra euro

nga Bota Press
12 Prill, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër H.B dhe Z.D, nën dyshimet për mashtrim me viza pune.

Sipas aktakuzës, ata me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ua merrnin qytetarëve nga 300 deri në 500 euro për viza pune në Kroaci e Gjermani.

“…nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300 (treqind) deri në 500 (pesëqind) euro, mirëpo asnjërit prej tyre nuk i rregullojnë dokumentacionin e premtuar, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në kuadër të veprimtarisë afariste në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 5,750 (pesëmijëeshtatëqindepesëdhjetë) Euro”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastiti ka kërkuar që të njëjtin të shpallen fajtor dhe i është propozuar gjykatës që t’i urdhërojë të akuzuarit që t’ua paguajnë të dëmtuarve dëmet e shkaktuara.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, i është propozuar Gjykatës që t’i urdhërojë kryesit e veprës penale për të paguar shumë të barasvlershme ndaj të dëmtuarve ose nga të njëjtit të konfiskojë çdo pasuri me vlerë të barasvlefshme”, thuhet në njoftim./Botapress.info

Njoftimi i plotë:

Prizren, 12 prill 2022 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve H.B., Z.D., (si persona përgjegjës në kuadër të personit juridik) dhe personit juridik –“T.&Z.” Sh.P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga muaji nëntor 2020 deri më datë 19.04.2021, në rrugën “Zanat” në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “T.&Z.” Sh.P.K., me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke fshehur faktet, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mashtrojnë dhe vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit: L.K., P.F.,V.S., S.T., Gj.S., E.K., Sh.S., E.F., J.D., K.Sh., D.J., dhe F.K., që të njëjtit të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin “T.&Z.” SH.P.K., si agjenci punësimi kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300 (treqind) deri në 500 (pesëqind) euro, mirëpo asnjërit prej tyre nuk i rregullojnë dokumentacionin e premtuar, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në kuadër të veprimtarisë afariste në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 5,750 (pesëmijëeshtatëqindepesëdhjetë) Euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, i është propozuar Gjykatës që t’i urdhërojë kryesit e veprës​ penale për të paguar shumë të barasvlershme ndaj të dëmtuarve ose nga të njëjtit të konfiskojë çdo pasuri me vlerë të barasvlefshme.

Tags: mashtrimprizrwenviza

Të ngjashme

Lajme

61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Kosovë

Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Botë

​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.