2 mijë e 384 nxënës ose 60.2% e maturantëve kanë kaluar me sukses Provimin e Maturës në afatin e gushtit. Këtë e ka bërë të ditur sot Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Arritshmëria mesatare në test është 43.2%”, ka thënë MASHTI.
Ministria ka bërë të ditur se Provimin e kanë paraqitur 5 mijë e 84 nxënës, por në test kanë hyrë 3 mijë e 958 prej tyre.
Nga testi për shkak të përdorimit të telefonit ministria ka njoftuar se janë larguar 21 nxënës.
Provimi i Maturës është organizuar më 27 gusht 2022, në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues./Botapress.info/