MAShTI miraton Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor

Ministrja në detyrë e Arsimit ka njoftuar se është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin shkollor 2025/26, i cili përcakton qartë rrjedhën e vitit të ri akademik për të gjitha institucionet arsimore në vend.

Sipas udhëzimit, viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator 2025 dhe do të përmbyllet më 19 qershor 2026.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur detaje nga dokumenti i miratuar:

“Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit” shkroi Nagavci.

Të tjera

Lajme Showbiz

Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin

Morena Taraku është shfaqur së fundi

Lajme

Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit

Aktuale

Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë

Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror