• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

MASHTI del me njoftim pas përfundimit të testit të maturës

nga Bota Press
26 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress 26 Qershor – Gjatë ditës së sotme është mbajtur testi i maturës për mbi 23 mijë maturantë të klasave të 12-ta i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Pas përfundimit të provimit MAShTI ka publikuar një njoftim rreth këtij procesi dhe se rezultatet pritet të shpallen më 5 korrik.

Mbi 23 mijë maturantë të klasave të 12-ta i janë nënshtruar sot Provimit të Maturës Shtetërore të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Ky provim u mbajt në 177 qendra të testimit në gjithë vendin.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikqyrës dhe 200 vëzhgues. Të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Mbajtja e provimit ka filluar në orën 10:00 ashtu siç ka qenë e paraparë. Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës ndërkaq, në ato raste ku janë evidentuar parregullsi do të ndërmerren masa të rrepta si ndaj administrueseve, ashtu edhe ndaj nxënësve.

Anëtarët e Komisioneve në qendrat e testimit, administruesit, mbikëqyrësit dhe vëzhguesit e Provimit të Maturës që kanë shkelur rregullat e administrimit të testit do të ndëshkohen për kundërvajtje në shumë prej 300 deri në 500 euro. Ndërkaq, po të njejtit të cilët kanë zbuluar sekretet e testit do të ndëshkohen me gjobë në të holla prej 1000 deri në 3000 euro, si dhe me masa disiplinore dhe penale të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Secilit nxënës që i është zënë telefoni është larguar nga procesi i testimit dhe i është anuluar provimi i maturës shttërore.

MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në këtë proces për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 5 korrik.

Tags: MASHTtesti

Të ngjashme

Aktuale

Kurti befason me deklaratën e tij pas takimit me Sarrazin

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Aktuale

Osmani në takim me Sarrazinin: Veprimet e Policisë kundër grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Aktuale

Lajmi i fundit: Vuçiq jep dorëheqje…

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Aktuale

Emisari gjerman: S’e lejojmë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit për vendime budallaqe

nga Bota Press
27 Maj, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti bisedon me Peach: Qëllimi i vetëm i Qeverisë është të ofrojë qasje në zyrat e kryetarëve të zgjedhur
  • Kurti befason me deklaratën e tij pas takimit me Sarrazin
  • Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja emisioni që do të drejtojë
  • Vuçiq dha dorëheqje, ky është kryetari i ri që erdhi në vend të tij
  • Grenell “godet” Kurtin: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.