• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Marrëveshja e Washingtonit: Në pranverë nis ndërtimi i ”autostradës së paqes”

nga Bota Press
1 Shtator, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Njëra prej 16 pikave të marrëveshjes së Washingtonit të arritur një vit më parë në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator, është në proces të zbatimit nga ana e Qeverisë Kurti për ndërtimin e “autostradës së paqes”.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se sa i përket marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ka hyrë në obligime për ndërtimin e autostradës Besi-Merdar, e që sipas tij pritet të nis së ndërtuari në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit dhe ‘Autostradës së paçes’, Kosova ka hyrë në obligime për ta realizuar rrugën Besi-Merdar. Natyrisht që ky proces për shkaqe financiare mund të zvarritet, por është proces që do të përfundojë. Nga ana tjetër i njëjti projekt nënkupton që duhet të realizohet nga pala tjetër(Serbia) e që deri më tani nuk ka pasur fare asnjë… Nuk mund të themi me siguri të madhe, por mendoj që pranvera – do të kemi mundësi të mira për fillimin e asaj autostrade”, theksoi Aliu.

Këto komente ministri Aliu i bëri në konferencën për media ku akuzoi ish-Qeverinë Haradinaj për parregullsi në procesin e shpronësimit të pronave përgjatë rrugës Kijevë-Zahaq.

Ministri Aliu ka thënë se procedurat e shpronësimit kanë ndodhur përtej nevojave të projektit. Derisa theksoi se borxhi i shtetit lidhur me shpronësimet është 182 milionë euro.

“Nga njëra anë i kemi vendimet për fillime të projekteve pa realizuar shpronësimin dhe nga ana tjetër shpronësimet janë bërë për tej të nevojshme. Dhe për pasojë shteti i Kosovës sot është futur në borxhe të mëdha. Pra, kemi rrugë të realizuara dhe në realizim e sipër për të cilat nuk është realizuar asnjë herë procedura e shpronësimit dhe për të cilat sot shteti i Kosovës përballet me gjykata dhe projektet e tilla janë mbi 12, e të cilat shtetit të Kosovës po I sjellin dëme të paparashikuara. Që në fillim të këtij viti borxhi i shtetit lidhur me shpronësimet ka qenë 182 milionë euro, ndërkohë që vazhdojnë të trajtohen këto lëndë nëpër gjykata e ku shteti është i paditur. Vetëm në 6 muajt e fundit si pasojë e vendimeve të gjykatave ky borxh është rritur për 7 milionë euro, dhe ky trend i rritjes po vazhdon”, tha Aliu.

Për vonesën e ndërtimit dhe procesin e ngadaltë të rrugës Podujevë-Prishtinë, ai tha se edhe ky projekt është në vështirësi të realizimit si pasojë e shpronësimeve.

“Për rrugën Prishtinë-Podujevë, është e vërtet që shpronësimet janë një nga shkaktarët e problemeve të shumta ose të zvarritjeve për shkak se nuk janë realizuar ato. Mbesin të pa realizuara e presim që me rishikimin e buxhetit të ardhshëm, në vitin që vjen, t’i realizojmë edhe një pjesë të shpronësimeve që kanë të bëjnë me kyçje, nënkalimet dhe mbikalimet që janë në rrugën Prishtinë – Podujevë. Por, për sa i përket trasesë bazë ajo ka qenë e shpronësuar dhe në atë pjesë kanë vazhduar punimet, pra pjesa e trasesë do të përfundojë aty ku ka shpronësim, ndërsa për pjesët ku nuk ka shpronësim do të vazhdohet më pastaj”, tha ai.

Ndërkohë ministri i Financave Hekuran Murati, gjatw ditës së mërkurë ka dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal lidhur me procesin e shpronësimeve për projektin e ndërtimit të rrugës nacionale Prishtinë – Pejë, përkatësisht segmentin Kijevë – Klinë – Zahaq, për të cilën raporti i auditimit ka gjetur një shpërputhje prej mbi 12 milionë euro./Botapress/

Tags: Marreveshja e Washingtonit

Të ngjashme

Aktuale

E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Lajçak pas takimit veç e veç me Kurtin e Vuqiqin: Nesër pres një marrëveshje!

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Stoltenberg e përserit edhe me Kurtin gatishmërinë e NATO-s për intervenim

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Ushtarë të KFOR-it pozicionohen në drejtim të pikave kufitare Jarinë dhe Bërnjak

nga Bota Press
17 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Mero Baze: Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen e veturës së ministrit Liburn Aliu
  • Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës
  • E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës
  • Lajçak pas takimit veç e veç me Kurtin e Vuqiqin: Nesër pres një marrëveshje!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.