Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar 58 mijë e 27 stikersa për targa deri më tani.
Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes së Brukselit lidhur me këtë çështje.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/RKS.MPB/photos/a.368728729882318/4457597267662090/?type=3