Situata politike në Mal të Zi, ka hyrë në qorrsokakun më të thellë gjatë ekzistencës së tij.Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, rrëshqitjen nga pushteti nuk po e ka të lehtë t’a pranojë, e në anën tjetër shumica e vjetër parlamentare, pjesë e të cilës është edhe Dritan Abazoviq, po tenton të vijë në krye të shtetit, por pa sukses.
Sipas deputetit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegut, mund të shkojnë muaj të tërë me trazira.
Situata mund të merrte një kahje, nëse Gjykata Kushtetuese, do të kishte të paktën 4 nga 7 gjykatësit, por që nga mesi i shtatorit ka mbetur vetëm me tre, rrjedhimisht nuk mund të marrë asnjë vendim.
E grupacioni përreth Gjukanoviq, ka deklaruar se do të shfrytëzojnë edhe forma të tjera, joinstitucionale.
Sipas njohësit të zhvillimeve në Mal të Zi, Rexhep Çunmulaj, shqiptarët duhet të përgaditen për zgjedhje dhe të tentojnë të dalin me një listë./Botapress.info/