Vajza e artistes Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina i ka bërë make-up artistit të njohur, Arielit një dhuratë tradicionale shqiptare, byrek.
Make-up artisti ka postuar në rrjetet e tij sociale një video duke ngrënë byrek e duke sqaruar përbërjen e tij. Për ta shijuar “ashtu sic duhet” ai e shoqëron edhe me kos. Madje në një moment, teksa flet rreth byrekut, Airel përmend edhe “dhallën” si shoqëruese të mirë të tij.
“Një ndër ushqimet e mija të preferuar”, ka shkruar ai krahas videos së postuar duke falenderuar publikisht Anxhelinën.