Major Vjollca Hoti nga Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses trajnimin prestigjioz në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e saj profesionale dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.
Akademia Kombëtare e FBI-së është një nga programet më të avancuara të trajnimit për zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit, ku përfshihen tema si lidershipi, menaxhimi strategjik, teknikat bashkëkohore hetimore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftimin e krimit.
Përfundimi i Akademisë së FBI-së nga major Hoti përfaqëson një vlerë të shtuar për Policinë e Kosovës, duke sjellë përvoja dhe njohuri të avancuara që do të ndikojnë në forcimin e lidershipit, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe avancimin e praktikave moderne të policimit.
Major Hoti ka më shumë se 25 vjet përvojë pune në Policinë e Kosovës, ku gjatë gjithë karrierës së saj ka shërbyer në pozita të rëndësishme në fushën operacionale. Ajo ka udhëhequr njësi dhe struktura policore në mjedise sfiduese, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në menaxhimin e situatave komplekse të sigurisë.
Kjo arritje njëkohësisht reflekton përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës për zhvillim profesional dhe për fuqizimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në funksion të sigurisë publike.
Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, në veçanti Departamentit të Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë në Hetimet Penale (DOJ-ICITAP) dhe zyrës së FBI-së në Sofje, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në ndërtimin e kapaciteteve profesionale, trajnimeve të avancuara dhe bashkëpunimit të pandërprerë në forcimin e sigurisë dhe standardeve të policimit.




Të tjera
Aktuale
Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare
Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se
Aktuale
Arrestohet në Merdare një person, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese
Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,