Magjistralja Prishtinë – Ferizaj ka filluar të bllokohet nga niveli i madh i ujit, pas reshjeve të shiut.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar pamje, ku shihet se qarkullimi në këtë magjistrale është vështirësuar si dhe janë krijuar kolona të gjata.
Si pasojë e reshjeve, në disa pjesë të vendit ka pasur vërshime. Mot më stabil parashihet të mbajë gjatë javës së ardhshme.
Sipas “Mendimi për motin”, në pjesën e dytë të javës, temperaturat ka gjasa të shkojnë deri në 30 gradë, raporton Express.
Por, rrebeshet e shiut pritet të kthehen sërish në ditët e fundit të këtij muaji.
“Mot më stabil veror parashihet gjatë javës së ardhshme, me më shumë intervale me diell. Në pjesën e dytë temperaturat ka gjasa të arrinë edhe vlera prej 30C, e lokalisht edhe në 31C e 32C. Patjetër, që kjo periudhë nuk zgjatë shumë, ngase ditëve të fundit të qershorit ekzistojnë mundësi për zhvillime të herëpashershme të rrebesheve me shi, kryesisht orëve të pasdites”, thuhet në njoftim.