Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar pasi në shenjë solidarizimi me televizionin “Klan Kosova”, gazetarët kanë bojkotuar të martën konferencën për media të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Përmes gjuhës linçuese dhe akuzave, ai për gazetarët tha se Hajdari “i ka prekur në damarë të krimit, andaj reagojnë”.
Jep dorëheqje aktivisti i LVV-së në Zvicër, akuzon “disa profiterë” që “shkelin nëpër kufoma”
Manxhuka i cili shpeshherë është vënë në sulm ndaj gazetarëve, kësaj radhe i ka dalë në mbrojtje ministres Hajdari, pas aferës së fundit të vajit.
“I ka prekur në damare të krimit, andaj reagojnë. Me ministren Hajdari”, ka shkruar ai në Facebook.
Përndryshe, me fillimin e fjalimit të ministres Hajdari, gazetarët kanë filluar të largojnë mikrofonat e mediumeve në vend nga foltorja.
Ministrja Hajdari ka vazhduar të mbajë konferencën, pavarësisht që mediat nuk e ndjekën të njëjtën./Botapress.info/