Behgjet Pacolli dhe strukturat e AKR-së në Gjilan kanë vendosur që t’i bashkohen Lutfi Hazirit në garën për Gjilanin. Kështu ka bërë të ditur vetë lideri i AKR-së Behgjet Pacolli në një postim të tij në Facebook, përcjellë Botapress.
” Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët. Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës!” ka shkruar Pacolli në Facebook, përcjellë Botapress.
Në Gjilan, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin Lutfi Haziri. Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët. Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës!