Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas liberalizimit të vizave, ka thënë se kjo është një ditë e paharrueshme për Kosovën.
“Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian”.
“Një trajtim i padrejtë më në fund e sheh fundin. Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane”, ka shkruar Abdixhiku në Twitter./Botapress.info./