Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka deklaruar se lumi Vjosë po mbahet nën monitorim pasi rrezikon të dalë nga shtrati si rezultat i reshjeve të dendura të shiut.
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka mbërritur pasdite në urën e Mifolit, ku po monitoron nga afër situatën e prurjeve të lumit Vjosa.
Reshjet e shiut nuk kanë pushuar ende dhe situata vijon të jetë kritike, pasi edhe në orët në vijim pritet të ketë reshje në gjirin e Vlorës si edhe në jug të vendit.
Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët dhe bizneset përgjatë vijës se lumit të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.
Deri tani niveli ka arritur gjashtë metër, ndërkohë që pika kritike është 6.8 metra, raporton TCH.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar