• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lum si to, sipas astrologëve këto shenja do të gjejnë dashurinë e jetës në shtator

nga Bota Press
12 Shtator, 2021
në Lajme, Showbiz
ShareShareShare

Periudhë e favorshme për ata që duan të bëjnë fëmijë, ky është horoskopi për muajin shtator shkruan Gazeta Botapress.info                 

DASHI: Jeta sentimentale është pak polemike. Nuk do të kenë probleme çiftet që janë bashkë prej vitesh dhe do të keni dyshime sidomos më datë 22. Doni të ndiheni protagonistë në dashuri. Duket e vështirë të keni harmoni në një periudhë kaq të vështirë, sidomos gjatë datave 20-26, ditë gjatë të cilave mund të krijohen distanca të tepërta. Edhe fundi i muajit duhet të karakterizohet nga maturia, pasi datat 29 dhe 30 do të jenë goxha të trazuara.

DEMI: Ky muaj do ta vërë në provë dashurinë për të lindurit në shenjën e Demit. Por edhe ata që dashurojnë thellësisht prej shumë vitesh do të jenë në mëdyshje. Do të keni polemika sidomos pas datës 17. Jeni racionalë, ndiheni të lodhur duke përsëritur të njëjtat gjëra. Duhet të bëni kujdes gjatë pjesës së dytë të muajit.

BINJAKËT: Ky është një muaj i favorshëm për të gjithë të lindurit në shenjën e Binjakëve, si për ata që janë të lidhur, edhe për ata që janë vetëm. Do të keni takime intriguese, sidomos nga data 15, kur do të ndieni ndikimin e Marsit. Periudhë e favorshme për ata që duan të bëjnë fëmijë.

GAFORRJA: Dashuritë e forta nuk do të lëkunden për shkak të ndikimit negativ të Venusit në shenjën tuaj. Megjithatë, mund të keni diskutime, keqkuptime dhe fërkime, por asgjë me rëndësi. Nëse diçka nuk shkon, mos e sqaroni gjatë datave 2, 8 dhe 9 shtator. Ata që janë të pavendosur mes dy historive mund të vendosin në fund të shtatorit. Priten evenimente të rëndësishme familjare, si martesa, bashkëjetesa apo edhe lindje.

LUANI: Janë të çuditshme emocionet që lindin në shtator. Sigurisht, ata që kanë përjetuar një ndarje të rëndë, ndoshta nuk kanë më shumë besim në dashuri, ndaj gjatë disa ditëve të caktuara mund të rikthehet tensioni, sidomos në datat 10, 12, 17, 18 dhe 25.

VIRGJËRESHA: Çdo lidhje e krijuar në këtë periudhë mund të rezultojë e suksesshme. Nëse në të shkuarën ka pasur tensione, tani nuk pendoheni për dashurinë e humbur, madje shikoni para. Nga data 10 duhet të krijoni njohje të reja. Është e rëndësishme t’ia shfaqni dashurinë partnerit, duke e lënë punën në plan të dytë.

PESHORJA: Ata që nuk u martuan ose nuk bashkëjetuan vjet, dhe s’e bënë as sivjet në korrik e gusht, mund të shfrytëzojnë shtatorin. Muaj i shkëlqyer për ata që janë vetëm dhe kërkojnë një partner, por edhe për ata që duan të ndahen. Ata që janë të martuar prej pak kohësh do të ndiejnë dëshirën për të bërë fëmijë.

AKREPI: Ndjenjat s’kanë pse të jenë viktima të së shkuarës dhe ata që kanë përjetuar një ndarje s’kanë pse të mendojnë se dashuria nuk ekziston. Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj, sidomos gjatë 10 ditëve të fundit të muajit. Çiftet që kanë baza të forta mund të mendojnë për martesën ose për të bërë një fëmijë.

SHIGJETARI: Me gjasa do të keni tension në çift më datë 6, por ndikimi pozitiv i Marsit në gjysmën e dytë të shtatorit mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem. Nuk do të mungojë sensualiteti, simpatia për lidhjet e reja.

BRICJAPI: Lidhjet do të përmirësohen pas datës 10, kur do të rikthehet ndikimi i Venusit. Beqarët mund të ndihen pesimistë dhe të dekurajuar. Mund të finalizoni një ndarje në datat 22 dhe 30. Shmangni debatet në familje gjatë ditëve të fundit të muajit. Datat 23, 28 dhe 30 do të karakterizohen nga të papritura.

UJORI: Ata që kanë një histori të rëndësishme dhe janë të martuar, po ndiejnë një lodhje të madhe. Madje po lind edhe xhelozia, që është pak e çuditshme për Ujorin. Mundohuni ta idealizoni më pak dashurinë, përndryshe s’do të pajtoheni dot kurrë me realitetin.

PESHQIT: Është një muaj i rëndësishëm për ndjesitë që sjell. Mos mendoni se jeni njeriu më fatkeq në Tokë nëse s’ka dashuri. Ndoshta duhet të pyesni veten nëse jeni të gatshëm për lidhje të reja. Ndikimi pozitiv i Venusit pas datës 20 do t’ju ndihmojë të krijoni një jetë krejt të re.
Tags: Horoskopi ne vjeshte

Të ngjashme

Kosovë

Ekipi i FSK-së, ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

“I pa moralshëm, i pafytyrë dhe i pa edukatë”, Vedati bën deklaratën e fortë

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

“Ka momente që e shtrëngoj karrigen”, Konjufca tregon kur mezi mbahet që të mos futet në debate në Kuvend

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Atdheu pas daljes nga BBVK: Theva rekord pa bërë seks, do pres Xhulin

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Arbeb Kurteshi: Pse duhet të fundoset Asociacioni?
  • Ekipi i FSK-së, ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare
  • Fatmir Bajraj: Kosova e Kurtit, nuk është më Kosova e Dr.Hotit !
  • Florim Zeqa: “SUPERPUNA” superfshesa e pastrimit të Kosovës!
  • “I pa moralshëm, i pafytyrë dhe i pa edukatë”, Vedati bën deklaratën e fortë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.