Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të fundit paralajmëroi se mund të ketë luftë në vendin tonë. Por, për këtë çfarë ka thënë shefi i qeverisë ka reaguar ashpër gazetari, Milaim Zeka, transmeton Botapress.info
Në një postim në Facebook Zeka është ‘tallur’ me Kurtin duke thënë se vetëm ‘çkulanat’ e përmendin luftën.
Ai ka kërkuar edhe nga biznesmenët të dalin me reagime, pasi sipas tij këto deklarata të Albin Kurtit mund t’i shkaktojnë shumë dëme atyre.
”Ku jane more njerezit e biznesit? A e kuptojne se çfare demi po ju bane atyre Albin Kurti me deklarata per lufte?!!!
A po e kuptoni çka dmth kur çkulanat e permendin luften?!!!,” shkruan ai.
Nëse fillojnë bubullimat derisa jeni në veturë, këto gjëra duhet t’i bëni menjëherë
Deklarata e Kurtit se mund të ketë luftë në Kosovë ka shkaktuar reagime të shumta. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që i pari ekzekutivit përmend këtë çështje. /Botapress.info/