Numri i rasteve të dhunës në familje çdo ditë po shtohet. Çdo ditë raportohen raste ku zakonisht viktima janë gratë.
Një rast së fundmi ka ndodhur edhe në Podujevë, ku burri ka rrahur gruan e tij.
Rastin e ka denoncuar 27 vjeçarja duke thënë se pas një konflikti verbal, ky konflikt kaloi edhe në dhunë fizike.
Ajo ka refuzuar që të marrë tretman mjekësor, pasi që ka thënë se nuk ka nevojë, mirëpo është larguar për në shtëpinë e prindërve të saj.
Ndërkohë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve e ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten, por mohon ta ketë sulmuar fizikisht atë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’./Botapress.info