Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nipat e tij janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale për shkak të përkrahjes që ia kanë bërë kandidaturës së tij për kryetar të kësaj komune.
Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook tha se këto telefonata janë bërë nga familjarët e ‘dhjetëshes’, sic e quan ai.
“Shqetësimi me telefon është vepër e dënueshme. Nuk është kulturë politike as demokratike shqetësimi me telefon dhe tendenca për të imponuar bindjen e keqbërësve. Qytetarët, në mesin e tyre edhe nipat e mi, janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale se përse komentojnë dhe më ofrojnë përkrahje publike për kandidaturën time. E kuptoj se telefonatat janë bërë nga paniku prej njërit nga familjarët e “dhjetëshes”, por, nuk është as demokratike e as në kulturën politike kjo metodë e punës”, shkroi Lladrovci.
Tutje ai bëri të ditur se nëse ndodh prapë një telefonatë e tillë, atëherë do t’i njoftojë organet e rendit dhe drejtësisë.
“Nëse ndodh edhe një telefonatë e tillë e shqetësimit dhe presionit, do të njoftohen organet e rendit dhe do të bëj denoncime për këtë pafytyrësi. Shqetësimi me telefon apo mjetet sociale, është vepër e dënueshme. Moti jemi të operuar nga frika!”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e