Dy ndeshjet tjera që zhvillohen sonte në Grupin I janë: Zvicra – Andorra dhe Izraeli – Bjellorusia.
Situata në Grupin e Kosovës.
Nga mediat rumune raportohet se ka interesim të vogël. Kur ka mbetur edhe një orë deri te fillimi i ndeshjes, thuhet se nuk janë mbi 1500 shikues brenda.
Formacionet zyrtare:
Përzgjedhësi Primoz Gliha ka bërë vetëm një ndryshim për sonte krahasuar me ndeshjen e kaluar, ndaj Zvicrës.
Sonte nga minuta e parë do të luajë Edon Zhegrova, kurse Betim Fazliji është ulur në bankën e rezervistëve.
Te “Dardanët” mungon sonte Arbër Zeneli, i cili nuk është as në bankën e rezervistëve.
Banka e rezervistëve:
Kompanitë e basteve e shohin Rumaninë si favorite ndaj Kosovës.
Çfarë deklaroi përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, një ditë para ndeshjes?
“Pres rezultat pozitiv dhe do të japim gjithçka për të arritur këtë. Luajmë kundër një ekipi që ka shumë lojtarë teknikë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë dhe të luajnë në klube të mëdha. Jemi përgatitur mirë dhe ndihemi shumë mirë para kësaj ndeshje. Jam i bindur se do të jetë një lojë e shkëlqyeshme, sepse të dyja ekipet kemi nevojë për pikë”.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte në udhëtim ndaj Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në “National Arena” të Bukureshtit, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.
Sfida i takon raundit të gjashtë në Grupin I. Pas pesë ndeshjeve të para, Rumania ka mbledhur nëntë pikë dhe është e dyta në renditje – kurse, Kosova është e pesta me katër pikë.
“Dardanët” ishin takuar me rumunët në qershor të këtij viti. Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras dhe pa gola.