Lista Serbe i dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Lista Serbe sot i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.

Ai tha se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.

Ndryshe, të shtunën e 5 tetorit, Lista Serbe vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.

LEXO EDHE KETE

Një person dyshohet se gjuajti shishe me koktej molotovi në oborrin e një shtëpie në Graçanicë

Këtë vendim Lista Serbe e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Pas këtij vendimi edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës. Dorëheqja, sipas tyre, u bë për shkaqe “personale dhe morale”.

Derisa, dje dhanë dorëheqje edhe kryetarët e komunave të veriut./Botapress.info/

ngjashme