Në tërheqjen e shortit emra të shumta nga zyrtarët publik janë ata të cilët janë përmendur për të qenë pjesë e kontrollit të AKK-së, lidhur me pasurinë që kanë.
Në mesin e tyre janë: Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Gjatë shortit që është hedhur të mërkurën nga Agjencia Kundër Korrupsion, në mesin e zyrtarëve që do t’i kontrollohet pasuria janë edhe disa zëvendëskryeministra, ministra, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë të partive e kryetarë komunash.
Ndryshe Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar dje deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publik, ku është theksuar se 14 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë./Botapress.info/