Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se LDK në zgjedhjet lokale garon me 28 kandidatë për kryetarë komunash, dhe 839 kandidatë për asambletë komunale
Ai publikoi listën e plotë të kandidatëve për kryetarë komunash.
Abdixhiku kërkoi mbështetje nga qytetarët në këto zgjedhje lokale.
“Lidhja Demokratike e Kosovës paraqet me krenari kandidatët e saj për kryetarë të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale. LDK garon në këto zgjedhje në 31 komuna me 28 kandidatë për kryetarë komunash dhe me 839 kandidatë për asambletë komunale. Me integritet, përvojë dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunave tona, këta kandidatë përfaqësojnë angazhimin e LDK-së për qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve e, mbi të gjitha, një vizion që shkon përtej të zakonshmes”.
“Ne besojmë në një Kosovë me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe jetë më të mirë për çdo qytetar. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për ndryshim dhe zhvillim përtej! Ju priftë e mbara të gjithëve, e dalshi faqebardhë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.



Të tjera
Aktuale
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18 vjetorin e pavarësisë, valon krahas atij të SHBA’së
Flamuri i Kosovës është ngritur në
Aktuale
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në Washington DC
Aktuale
Kurti iu kërkon deputetëve gjermanë më shumë investime në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin