Prokurori Beqë Shala është liruar nga masa e paraburgimit dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e paraburgimit, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë më arsyet ligjore për vazhdimin e kësaj mase.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin avokati i tij, Naim Rudari. “Po është e vërtetë që është liruar. Vendimi është marrë dje”, tha shkurt Rudari.
Prokurori Shala ishte arrestuar më 27 tetor të këtij viti nën dyshimin për marrje ryshfeti, dhe ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Më 6 nëntor, Gjykata e Apelit përmes njoftimit bëei të ditur se e kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia kishte caktuar masën e paraburgimit.
Ndaj vendimit të Themelores për caktim paraburgimit, kishte ushtruar ankesë mbrojtja e Shalës.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë