Lirohet Milot Krasniqi

Para pak çastesh është liruar aktivisti , Milot Krasniqi, i cili sot u arrestua sot. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ai tha se ai që duhej arrestuar është ambasadori Berishaj.

“Ai dhe Kryeministri Kurti, bashkëpunëtori dhe mbrojtësi i tij, nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke marrë pjesë nëpër aktivitete publike. Janë miliona euro që Ambasadori Berishaj i ka marrë nga kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë”, shkroi Krasniqi.

LEXO EDHE KETE

Lajmi i Fundit: Aktivistët e PDK-së e gjuajnë me dinarë Martin Berishajn, arrestohet njëri nga ta

“I vetmi vend ku Martin Berishaj do të duhej të fliste është para organeve të drejtësisë, e jo nëpër konferenca. Për të vërtetën dhe llogaridhënien e plotë të kësaj afere nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të saj”, përfundoi ai.

 

ngjashme