• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lirohen nga paraburgimi ish-kryeshefi dhe ish-drejtori i KPM-së që akuzohen për ryshfet

nga Bota Press
21 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress, 21 tetor- Masa e paraburgimit iu është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak ish-kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifit dhe ish-drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, Arben Bilallit.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Aktakuza e ngritur më 15 shtator 2021, ngarkon Luan Latifin se në cilësinë e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe Arben Bilalli në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Tel Kos”.

Në aktakuzë thuhet se ky ryshfet ishte pranuar nga ana e të akuzuarve me qëllim që kompanisë “Tel Kos”, të mos i shqiptohet gjobë për shkak se e njëjta kishte bërë shkelje ligjore duke bërë shtrirje të rrjetit në disa vende për të cilat nuk e kishte njoftuar KPM-në.

Sipas aktakuzës, Bilalli më 24 qershor 2021, ishte takuar në zyrën e tij me pronarët e kësaj kompanie, Elhami Haziri, Enver Berisha dhe Ymer Kurtolli, të cilëve u kishte kërkuar 20 mijë euro ryshfet, duke i thënë se këtë shumë të parave po e kërkonte i akuzuari Latifi.

Por, pasi i dëmtuari Haziri i kishte thënë që nuk e kishte këtë shumë, të njëjtit kishin arritur të merren vesh që për fillim të japin 10 mijë euro, ku në atë moment sipas prokurorisë, i akuzuari Bilalli i kishte shkruar të akuzuari Latifi “nuk po lëshon veç 10”, dhe më pas më 29 qershor 2021, i akuzuari Bilalli ishte takuar me të dëmtuarin Haziri.

Sipas prokurorisë, të dy ishin takuar në restorant “Garden”, në Gjilan, dhe pasi i dëmtuari Haziri ishte kishte dhënë 8 mijë euro, kishte kërkuar nga i akuzuari Bilalli të kontaktojë të akuzuarin Latifi për tu bindur se ky i fundit e kishte marrë vesh se paratë janë dhënë.

Pas kësaj, prokuroria po pretendon se duke u zbatuar masat e fshehta dhe nën vëzhgim të policisë, i akuzuari Bilalli në prezencë të të dëmtuarit Haziri i kishte telefonuar të akuzuarit Latifi duke i thënë “kreva punë dhe tash po eci”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bilalli shumën prej 8 mijë euro e kishte pranuar në një zarf dhe ishte nisur në drejtim të Prishtinës, ku rrugës ishte ndaluar nga policia të cilën ia kishin gjetur shumën prej 8 mijë euro dhe ia kishin sekuestruar.

Për këto veprime dy të akuzuarit po dyshohen për veprën penale “marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme  me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.  /BetimipërDrejtësi

Tags: arben bilallikodi penalLuan Latifi

Të ngjashme

Aktuale

Shefi i EULEX-it për shpërthimin në Veri: Tregon nevojën urgjente për de-eskalim

nga Bota Press
22 Shtator, 2023
Aktuale

Bajrami: Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova ndodhet në gjendjen më të keqe ndonjëherë

nga Bota Press
22 Shtator, 2023
Aktuale

Escobar thotë se sivjet Kosova ka humbur përkrahjen për njohje, NATO e integrim

nga Bota Press
22 Shtator, 2023
Aktuale

Profesori amerikan me qortime të mëdha: Kurti të zbres në tokë, po i largon…

nga Bota Press
22 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • “UÇK-ja ka ndarë mirënjohje për degën e LDK-së”, Ferati flet për bashkëpunimin e UÇK-së dhe LDK-së në Mitrovicë, 1998
  • Kjo është historia e ngjarjes së rëndë në Mitrovicë nga e cila mori emërtimin ‘Ura e Gjakut’ (VIDEO)
  • Milazim Maraj: Bia hedh bomba në Kosovë
  • Në Rovato themelohet K.F. “NOLI PONTEGGI”
  • Nesër nis stina e vjeshtës, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.