Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar në facebook rreth një drejtori që është emëruar në Agjencionin e Regjistrimit Civil.
Sipas tij, fjala është për Blerim Camajn, nipin e Xhavit Halitit, i cili ishte përmendur edhe në aferën Pronto.
Mehmetaj ka bërë të ditur se ky njeri për të cilin VV-ja ka thënë se është i ‘Klanit Pronto’, tash është avancuar me vendim të Sveçlës e nënshkrim të Kurtit.
Postimi pa ndërhyrje:
Per militantet e VV-se dhe luftetaret e Klanit “Pronto”
Ky ne foto me Xhelal Sveclen eshte Blerim Camaj, perndryshe nip i Xhavit Halitit dhe person i permendur ne “aferen Pronto”.
Svecla kur kishte ardhur si minister e kishte gjetur drejtor te nje departamenti ne Agjencine e Regjistrimit Civil.
Por, pikerisht Svecla e ka avancuar ne Drejtor te Pergjithshem (u.d) te te gjithe Agjencionit.
Cfare paradoksi.
Adem Grabovcit i eshte shu jeta politike nga Vetevendosja duke u mundu me fute ne pune kete Camajn, a tash ai eshte njeri i afert i Svecles, ministrit te VV-se.
Ne nderkohe, Vetevendosja ka fitu per ta luftuar “klanin Pronto”, tash ata persona i pozicionojne ne detyra udheheqese.
Avancimi i ketij Camajt eshte be me nenshkrim te Albin Kurtit, meqe ra fjala.
Urime urime.
Derisa keni gjete dele, vazhdoni qethjen.