Ka fotografi që lënë gjurmë në historinë e sportit.Pamje ikonike që të gjithë ëndërrojnë t’i imitojnë një ditë. Kështu ndodhi me foton e Diego Armando Maradonës pas finales së Kupës së Botës 1986 në Meksikë.
Kjo fotografi tregon El Pelusa duke mbajtur Kupën e Botës në duart e tij, ndërsa ai është duke u larguar nga stadiumi “Azteca” mbi supet e dikujt, shkruan Marca, transmeton Botapress.info
Dukej sikur kjo fotografi nuk do të përsëritej kurrë, por nuk është kështu.Lionel Messi më në fund ka arritur të fitojë një Botëror, njësoj si idhulli i tij, madje duke e imituar duke e bërë një foto të njëjtë.
Në rastin e Messit, ishte miku i tij i madh Kun Aguero i cili nuk hezitoi ta kap Messin dhe ta barttë në të gjithë fushën.
Aguero është i afërt me Messin. Të dy kanë ndarë një karrierë në radhët e të rinjve të kombëtares së Argjentinës dhe kombëtares së seniorëve./Botapress.info/