Një 29-vjeçare, e cila ishte bërë nënë rreth një muaj më parë, ka humbur jetë në Itali si pasojë e Covid 19.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se Morena Di Rauso, vdiq nga Covid, teksa rreth një muaj më parë ishte bërë nënë.
Mësohet se sapo lindi vajza e saj, ajo u transferua në një spital Covid.
Nga informacionet paraprake e reja nuk ka qenë e vakisnuar me asnjë prej vaksinave që qarkullojnë në treg. Jeta e saj u shua mëngjesin e të dielës që lamë pas.
“Vdekja e një nëne shumë të re që sapo kishte sjellë në jetë një vajzë të vogël, është diçka që mendja jonë nuk mund ta pranojë. Covid nuk bën dallime”.- ka thënë kryetari i bashkisë, Giovanni Lombardi, anestezist në Monaldi në Napoli nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.