Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e dominon opozitën në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij Kurti po i fiton të gjitha debatet dhe kritikon nivelin e përfaqësimit të opozitës.
Limaj thotë se i përcjell vazhdimisht paraqitjet e Kurtit, pasi ai është kryeministër i shtetit dhe duhet që të ketë analizë të asaj që bën ai.
“Ai arrin që t’i fitojë me nëntekst debatet. Kurti kur del në Kuvend veç i palon”, në emisionin Pressing në T7tha ai.
Tutje Limaj tha se e kritikon vendimmarrjen e Kurtit. Sipas tij, Kurti është i mirë në fjalime dhe seminare, por kur vjen puna për të marrë vendime, ai është shumë i dobët.