Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj tha se a besoni se një grup i bashkuar, mund t’i bënte ballë Albin Kurtit dhe t’a mposhtë në një të ardhme të afërt.
Limaj tha se kandidatura serioze me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdha, mund të futen në garë për vendin e parë.
“Unë besoj që, kandidatura serioze me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdha, seriozisht mund të futen në garë për vendin e parë, dhe unë besoj fort, jo opozitarizmin e fortë po seriozisht jam i bindur që ai kandidat do të jetë kryeministër i Kosovës. Me pas garë përnime, me pas alternativë përnime, e me pas një ekip të komponuar mirë, e një ekip që ka tjetër objektiv, me fitu votën, e mu pa si alternativë serioze e jo thjeshtë sa për dekor edhe me ba garën e të tretit e të dytit siç ka ndodh në të kaluarën, ” shtoi tutje Limaj.
“Unë mendoj se duhet me u bë dy-tri pole, minimum tri grupime të fuqishme që e maksimalizon votën opozitare”, shtoi tutje Limaj./Gazeta10



Të tjera
Lajme Opinione
Rezultati i LDK-së, flet për herë të parë Hykmete Bajrami
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Shefi i OSBE-së kërkon formimin e shpejtë të institucioneve
Shefi i Misionit të OSBE-së në
Lajme
20% të numëruara: Kurti dyfishin e votave të Hamzës, kaq kanë marrë Vjosa Osmani dhe Ardian Gjini
Janë procesuar 19,62% e votave të