Gëzim Çela i njohur si “baroni i drogës” është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme.
Çela u ekstradua nga Kosova më 7 mars nën masa të rrepta sigurie.
Ai u arrestua në fshatin Dardani të Ferizajt në Kosovë, ku fshihej prej disa kohësh, ndërkohë që ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti. Në momentin që policia i vendosi prangat ai ishte nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria dhe pronarit të banesës që e strehonte. Po ashtu, atij iu gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.
Ishte Prokuroria e Posaçme që kërkoi arrestimin e tij në kuadër të operacionit ‘Flakë në det’. Prej më shumë se 20 vitesh edhe pse kishte dyshime të forta që Gëzim Çela drejtonte trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, sërish ai konsiderohej si një nga personat e paprekshëm nga drejtësia.