• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ligji i Pagave: Çka nëse vlera e koeficientit është nën 120 euro?

nga Bota Press
25 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Ligji i Pagave u miratua, megjithatë zyrtarët publikë ende nuk kanë dijeni sa do të paguhen me ligjin e ri. Kjo pasi vlera e koeficientit nuk është përcaktuar ende. Kjo pritet të ndodhë më së largu deri në javën e ardhshme, ashtu siç paralajmëroi shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Megjithatë, mediat në vend kanë raportuar për vlera të ndryshme të koeficientit që janë diskutuar nga Qeveria e Kosovës. Diskutimet më të shpeshta në media ka qenë se vlera më e ulët e koeficientit mund të jetë 95 euro, dhe më e larta 110. Të gjitha këto mbesin në nivelin e informacioneve të pakonfirmuara, pasi nga pushteti nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj.

Për të gjitha sindikatat në Kosovë, çdo vlerë e koeficientit nën 120 euro do të ishte i papranueshëm. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se vlera duhet të jetë rreth 130 euro, apo 50% e pagës minimale që është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk kemi ende informata sa do të jetë vlera. Supozime ka të ndryshme, ndërsa kërkesë e jona ka qenë 50% e vlerës së pagës minimale që ka qenë në lexim të parë. Që i bie 130 ose 132 euro vlera e koeficientit. Shumë e papranueshme. Nëse vlera është nën 120 euro, do të krijojë jashtëzakonisht shumë pakënaqësi”, deklaroi Zeqiri për Nacionalen.

Opsion që ishte diskutuar ka qenë që koeficienti të jetë më i lartë për disa kategori si policët, arsimtarët, zjarrfikësit e ushtarët, kurse vlera më e ulët të jetë për ministra, zv/ministra, gjyqtarë e prokurorë.

“Nëse ata e bëjnë ashtu është diskriminim, sepse i kanë caktuar koeficientët dhe mendoj që vlera duhet të jetë e njëjtë në krejt sektorin publik. Nëse ndryshon vlera prej një institucioni në institucionin tjetër, është e kundërligjshme dhe e papranueshme”, shtoi më tutje Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Qëndrimin e ngjashëm e kanë edhe nga Sindikata e Arsimit. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, theksoi se nëse vlera e koeficientit është nën 120 euro, do të shkaktojë zhgënjim të madh.

“Për besë, SBAShK-u nuk ka ndonjë informacion të saktë. Gjatë grevës kur është përfolur nga zonja Nagavci koeficienti së paku 120 euro, ne kemi bërë disa vlerësime me ekspertët tanë. Duke u bazuar edhe në koeficientët dhe kemi ardhur në përfundim që 120 euro do të lëvzite pagat, jo shumë, por do lëvizte. Dhe nën këtë koeficient, SBAShK-u vlerëson se nuk do të ndikonte në rritjen e pagave. Do të ishte e papranueshme. Shpresojmë që të jetë edhe më i lartë se 120. Koeficienti nën 120, do të ishte e papranueshme, sidomos duke ditur ngritjen e çmimeve. Me të drejtë mësimdhënësit presin një lëvizje në vlerën e koeficientit, dhe lëvizja do të ishte vetëm nëse vlera e koeficientit është së paku 120”, ka deklaruar Rrahman Jasharaj për gazetën Nacionale.

Edhe Federata Sindikale e Shëndetësisë kishte kërkuar që vlera e koeficientit të jetë së paku 50% i pagës minimale që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me qëllim të ruajtjes së paqes sociale dhe bashkëpunimit të ndërsjell si dhe evitimin e masave sindikale fton publikisht Qeverinë e Republikës së Kosovës që vlera e koeficientit e paraparë të përcaktohet me Ligjin për ndarjet buxhetore të mos jetë më e ulët se 50% e vlerës së pagës minimale të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (264 euro bruto) përmes Projektligjit për pagën minimale i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatë

 

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se vlera e koeficientit do të shkojë në Kuvend gjatë kësaj jave, më së largu javën tjetër.

Shuma e caktuar e koeficientit do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhonte vlerën e pagës.

Skenari optimist

Nëse vlera e koeficientit do të ishte 129 që llogaritet si skenari më optimist, atëherë rrogat e zyrtarëve publikë do të lëviznin më shumë.

Në anën tjetër, drejtorët e shkollave të mesme të larta pritet që ta kenë koeficientin 6,4 ose pagë prej 825 eurosh e 60 centësh, teksa drejtorët e shkollave fillore e të mesme të ulëta parashihet që ta kenë koeficientin 6 apo pagë prej 774 eurosh.

Ndërkaq drejtori i shkollës së mesme të lartë pritet që ta ketë koeficientin 6,4 apo 768 euro bazë. Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët parashihet që ta ketë koeficientin 6 apo pagë 720 euro.

Komandanti i FSK-së do të ketë pagë prej 1 mijë e 935 eurosh.

Drejtori i Policisë pritet që të këtë pagë prej 1 mijë e 870 eurosh e 50 centësh, ndërkohë të njëjtin koeficient pritet ta ketë edhe drejtori i Doganës, i cili po ashtu pritet që të marrë të njëjtën pagë.

Sa u përket kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve komunalë, del që koeficienti më i lartë do të jetë për kryetarin e kryeqytetit.

Ai do ta ketë koeficientin 15, pra pritet të marrë pagë bazë prej 1 mijë e 935 eurosh.

Teksa për kryetarët që kanë mbi 100 mijë banorë, koeficienti pritet të bëhet 13, e që i bie të marrin pagë prej 1 mijë e 677 eurosh.

Skenari tjetër – 120 euro

Një tjetër skenar është që vlera e koeficientit të jetë 120 euro.

Më tej, sipas Projektligjit për Paga, në arsimin universitar dhe parauniversitar, koeficientin më të lartë pritet që ta ketë rektori – 14,2 – apo me një pagë bazë prej 1 mijë e 704 eurosh.

Ndërkaq drejtori i shkollës së mesme të lartë pritet që ta ketë koeficientin 6,4 apo 768 euro bazë. Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët parashihet që ta ketë koeficientin 6 apo pagë 720 euro.

Mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, koeficientin 5,8 apo 696 euro pagë bazë, ndërsa ata në arsimin fillor do ta kenë koficientin 5,6 apo 672 euro e mësimdhënësit e institucioneve parashkollore koficient 5,2 apo 624 euro pagë.

Komandanti i FSK-së me koeficient 15 pritet të marr pagën 1 mijë e 800 euro nëse vlera e koeficientit është 120 euro.

Ndërsa koloneli merr pagën 1 mijë e 440 euro pasi që sipas ligjit koeficienti i tij është 12.

Togeri me koeficient 8.2 pritet që të marr pagën 984 euro në muaj.

Ushtari i klasit të parë me koeficient 5.8 merr pagën 696 euro, ndërsa ushtari i thjeshtë me koeficient 5.6 merr pagën 672 euro në muaj.

Tags: KOEFICIENTILigji i Pagave

Të ngjashme

Aktuale

Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

“Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

Ja sa do të ishin pagat me propozimin e koficientit nga LDK-ja

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

Mbretëria e Bashkuar nuk do “enklavë serbe” me Asociacionin, emisari britanik shkon te Lajçaku në Bruksel

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin
  • Ndodhi më në fund! Luizi dhe Kiara japin puthjen e parë
  • Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit
  • “Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve
  • Ja sa do të ishin pagat me propozimin e koficientit nga LDK-ja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.