Federata Aeronautike e Kosovës ka njoftuar dje se e ka fituar licencimin në bazë të standardeve të reja të organizatave sportive.
“Federata Aeronautike e Kosovës nga sot është licencuar në përputhje me standardet e reja të qeverisjes së organizatave sportive”, thotë komunikata e tyre.
Mblidhet qeveria, shqyrtohet ligji për t’i sjellur në Kosovë të burgosurit e Danimarkës
“Në bazë të përmbushjes së standardeve mund të zhvillojmë veprimtaritë sportive deri në afatin e ri -licencimit, ciklin olimpik 31.12.2024”.
“Njëherësh kemi nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ( MKRS) për vitin 2023, në bazë të kategorizimit të sportit dhe rregulloreve në fuqi”./Botapress.info/